Vendbanimi Antik i Persqopit

Qyteti antik është i lokalizuar në faqen e malit të Vilës, që është maja e fundit më e lartë e zinxhirit malor të Krrabës (590 m lartësi). Pozicioni strategjik i tij bënte të mundur kontrollimin e një territori të gjerë dhe rrugëve që kalonin në këto vise.
Duke iu referuar periodizimit të fortifikimeve të Ilirisë Jugore dhe Epirit, nga pikëpamja arkitektonike, Persqopi i përket periudhës që përfshin gjysmën e dytë të shekullit IV p.Kr.
Ky është i vetmi fragment i murit fortifikues, më i larti i konservuar në të gjithë territorin e Shqipërisë, më një shtrirje rreth 60m gjatësi dhe lartësi prej 7 m me 10 rreshta gurësh. Hyrja është tërthore, me një gjerësi rreth 2.6 m. Muret janë ndërtuar me dy parete me blloqe guri kuadratik.
Përveç mureve antike, në Persqop ruhen dhe gjurmë të shumta të banesave, si dhe gjurmët e një varri dhe të një ujësjellësi që furnizohej me ujë nga mali Vilë.