Vendi i tyrbes dhe varri i vjetër
Text size
“Vendi i Tyrbes” ndodhet në fshatin Vërri. Emri Vërri ka kuptimin e një vendi të ulët, vend qëndrimit për dhentë dhe ka zëvendësuar emrin shumë të vjetër Padhul që ka pasur rreth viteve 1500.
Aty, në “Vendin e Tyrbes”, në atë lartësi, dikur grumbulloheshin e bisedonin burrat e hershëm. Prej andej, si në një ballkon natyror shpaloset një pamje e gjerë dhe mjaft piktoreske. Më tej ndodhet një pus shumë i vjetër mbi një formacion të gurtë, e më lart një varr 100 vjeçar me gurë të gdhendur i shkruar në osmanisht.