Vila 7

Text size
Kjo ndërtesë është vendosur në rrugën “Ibrahim Rrugova” me hyrje kryesore në zonën e ish-Bllokut, përgjatë vazhdimit të urës së re të Lanës, pranë parkut Rinia. E rrethuar nga gjelbërimi dhe pemët e larta, kjo godinë nuk është ekspozuar aq shume ndaj gjithë terrenit përreth. Për më tepër fasada e saj gri, e një stili tepër të thjeshtë që e karakterizon, nuk ka lënë mundësi që ajo të jetë e dallueshme.