Sheshi Skënderbej
Text size
Në kuadër të iniciativës “Tirana smart City”, Bashkia Tiranë ofron shërbim WiFi free në hapësirat publike të saj duke nisur nga “Sheshi Skënderbej”. Ofrimi i këtij shërbimi pa pagesë në hapësirat publike do t'i mundësojë qytetarëve dhe turistëve që në çdo moment të aksesojnë shërbimin e internetit si dhe mundësinë që të informohen në kohë reale mbi atraksionet turistike, eventet që do të zhvillohen në qytet apo informacionet mbi transportin publik.
Ju mund të logoheni free në shërbimin e Internetit vetëm me një regjistrim dhe sa herë që do të vizitoni sheshin "Skënderbej" do të lidheni automatikisht me Tirana Free WiFi.