Xhamia e Kokonozit

Text size
U ndërtua përpara vitit 1775 nga Muhamed Agë Kokonozi dhe u rindërtua nga e para në vitet’30 të shekullit të kaluar pasi nuk i rezistoi kohës.
Ajo ndodhet në pjesën lindore të qendrës së qytetit të Tiranës. Sot ndryshe nga më parë quhet Xhamia e Pazarit të Ri, pasi me prishjen e Pazarit të Vjetër të Tiranës u ndërtua pranë kësaj xhamie, Pazari i Ri. Minarja e sotme e kësaj xhamie është e vetmja minare me dy ballkone në Tiranë.
Rruga Thimi Mitko
https://www.facebook.com/xhematiKokonozit/?rf=385853081812313