Instalacioni “Skoda LIAZ”
Text size
Më 2 korrik 1990, Ylli Bodinaku me kamionin e tij Skoda LIAZ, në karrocerinë e të cilit kishin hipur 40 njerëz, goditi dhe shembi murin rrethues të Ambasadës Gjermane.Pas këtij veprimi vërshuan brenda në ambasadë qindra shqiptarë, që kërkonin të largoheshin nga Shqipëria e izoluar komuniste për afro gjysmë shekulli. Ky mur i rënë ishte për ta shtegu i realizimit të ëndrrave dhe jetës së lire perëndimore.
Ky instalacion u vendos në vendngjarje pas 27 vjetësh, jo vetëm për të përkujtuar këtë datë historike, por edhe për të transmetuar te brezat e rinj dëshirën e pashuar të paraardhësve të tyre për liri dhe demokraci.
Mirënjohje edhe ndaj diplomatëve dhe punonjësve të Ambasadës Gjermane, të cilët në ato ditë të nxehta korriku u kujdesën duke strehuar 3.200 gra, burra dhe fëmijë.