Emri i shërbimit
Pagesa online e njoftim detyrimi për taksat dhe tarifat vendore të Bashkisë Tiranë (qytetar dhe biznes)
Cili është qëllimi i shërbimit?
Ky shërbim mundëson pagesë online të njoftim detyrimit të periudhës, në lidhje me taksat dhe tarifat për bizneset dhe pronarët (individët) që operojnë në Bashkinë e Tiranës
Çfarë dokumentesh duhen për aplikim?
Lloji | Dokumenti lëshohet nga: | Dorëzohet në sportel nga aplikanti? | |
Njoftim-detyrimi | DPTTV E-albania | Jo |
Sa është tarifa për marrjen e shërbimit?
Tarifa bazë |
Pa pagesë |
Tarifa shtesë |
Nuk ka |
Tarifa Online |
Sipas kushteve individuale me bankat e nivelit të dytë dhe operatorët financiarë |
Mënyra e pagesës |
Online sipas kushteve të kontratës së shërbimit |
Sa kohë nevojiten për të marrë shërbimin?
Menjëherë. Në rast se pagesa kryhet pas orës 16.00, ajo regjistrohet në sistemin e thesarit me datën e ditës të punës në vijim. Gjithashtu, në rast se pagesa kryhet gjatë fundjavës ose gjatë ditëve të pushimit zyrtar, ajo regjistrohet në sistemin e thesarit me datën e ditës së punës në vijim.