Text size
Emri i shërbimit
Kthim i tepricës kreditore
Cili është qëllimi i shërbimit?
Të kthejë tepricën kreditore, të cilën biznesi ose qytetari ka në sistemin e taksave e tarifave vendore, Bashkia Tiranë.
Çfarë dokumentesh duhen për aplikim?
Lloji | Dokumenti lëshohet nga: | Dorëzohet në sportel nga aplikanti? | |
Formular aplikimi; | Drejtoria e Përgjithshme e Taksave dhe Tarifave Vendore | Po | |
Fotokopje të kartës ID të personit fizik ose administratorit të subjektit juridik; (autorizim për kryerje të veprimeve nqs nuk është administratori) | Ministria e Brendshme Administratori i subjektit | Po | |
Vërtetim IBAN-i, të llogarisë Bankare të subjektit; | Bankat e nivelit të dytë | Po | |
Në rastin e disa bashkëpronarëve duhet autorizim i firmosur nga bashkëpronarët e tjerë që të autorizojnë kalimin e tepricës te njëri nga bashkëpronarët | Zyra Noteriale | Po |
Sa është tarifa për marrjen e shërbimit?
Tarifa bazë |
Pa pagesë |
Tarifa shtesë |
Nuk ka |
Tarifa shtesë |
Nuk ka |
Mënyra e pagesës |
Nuk ka |
Sa kohë nevojiten për të marrë shërbimin?
30 ditë (për shkak të procedurave me thesarin dhe aprovimeve përkatëse kjo procedurë mund të zgjasë më tej 30 ditëve)