Përjashtime dhe lehtësira
Përjashtohen nga taksa mbi ndërtesat:
1. Pronat e shtetit dhe të njësive të Bashkisë Tiranë që përdoren për qëllime jofitimprurëse.
2. Pasuritë në pronësi të shtetit, të kaluara me Vendime të Këshillit të Ministrave, në administrimin e shoqërive publike shtetërore.
3. Ndërtesat e banimit, që shfrytëzohen nga qiramarrës me qira të paliberalizuara.
4. Banesat sociale në pronësi të Bashkisë Tiranë.
5. Pasuritë e paluajtshme-ndërtesa, pronë e subjekteve juridike ose fizike, që në bazë të marrëveshjeve me Bashkinë Tiranë përdoren nga kjo e fundit si banesa sociale.
6. Ndërtesat që përdoren nga komunitetet fetare, në funksion të veprimtarisë së tyre.
7. Strukturat akomoduese “Hotel/Resort me katër dhe pesë yje, status special”, sipas përcaktimeve në legjislacionin e fushës së turizmit dhe që janë mbajtës të një marke tregëtare të regjistruar dhe njohur ndërkombëtarisht “brand name”.
8. Ndërtesat e banimit të kryefamiljarëve që përfitojnë pension pleqërie ose pension social, që janë me banim në fshat ose qytet, kur familja përbëhet vetëm nga pensionistët. Për efekt të përfitimit nga përjashtimi mbi taksën e ndërtesës, kryefamiljari duhet të ketë mbushur moshën dhe të ketë përfituar pagesën e pensionit.
9. Ndërtesat e banimit të kryefamiljarëve që trajtohen me ndihmë ekonomike.
10. Ndërtesat kulturore, nën mbrojtje të përkohshme ose të përhershme, për kohën në të cilën deklarohet mbrojtja, sipas legjislacionit në fuqi për monumentet e kulturës dhe/ose trashëgiminë kulturore.
Aplikohet një zbritje prej 30% e taksës për tokat bujqësore, për të gjitha sipërfaqet e shfrytëzuara për qëllime bujqësore.
Përjashtohen nga taksa tokat bujqësore, që mbillen me kultura drufrutore dhe vreshtari për pesë vitet e para nga çasti i mbjelljes.
Përjashtohen nga detyrimi i pagesës së taksës së ndikimit në infrastrukturë nga ndërtimet e reja:
a. ndërtimet e reja për shoqëritë me kapital të zotëruar nga Bashkia e Tiranës në masën 100% dhe ndërmarrjet e Bashkisë Tiranë për të gjitha ndërtimet e reja apo ndërhyrjet reabilituese në infrastrukturën ku investitor apo përfitues i një projekti të financuar nëpërmjet marrëveshjeve, granteve apo huave janë këto të fundit.
b. investimet e kryera për ndërtimin e strukturave akomoduese “Hotel/Resort me pesë yje, status special”, sipas përcaktimeve në legjislacionin e fushës së turizmit dhe që janë mbajtës të një marke tregtare të regjistruar dhe njohur ndërkombëtarisht “brand name.
c. investimet e subjekteve, të cilët zhvillojnë veprimtari pritëse të çertifikuar si “agroturizëm”, sipas legjislacionit në fuqi në fushën e turizmit.
1. Në kategoritë e përjashtuara nga pagesa e taksës së përkohshme e infrastrukturës arsimore, përfshihen pensionistët, veteranët, invalidët e punës e luftës, përfituesit e ndihmës ekonomike, të verbërit, të sëmurët tetraplegjik dhe paraplegjikë si edhe personat e tjerë me aftësi tё kufizuar, sipas përkufizimit tё ligjit nr. 93/2014,“Për përfshirjen dhe aksesueshmërinë e personave me aftësi të kufizuara”.
2. Kategoritë e përcaktuara në pikën 1, të këtij Neni, për të përfituar këtë përjashtim, duhet të dorëzojnë pranë zyrave të Njësive Administrative dhe Lagjeve të Bashkisë së Tiranës:
a. Dokumentin që vërteton kushtin që sipas çertifikatës familjare janë kryefamiljarë dhe pa persona të tjerë madhorë përveç bashkëshortit ose bashkëshortes, si dhe personave të tjerë madhorë të paaftë për punë (invalidë ose fëmijë nën 25 vjeç që ndjekin studimet).
b. Librezën e veteranit ose invalidit të luftës, statusin e invalidit të punës e të luftës, statusin e të verbërit, të sëmurëve paraplegjik e tetraplegjik, librezën e pensionit, vërtetimin e KMCAP, vërtetimin nga Njësia Administrative/Lagjia për përfituesit e ndihmës ekonomike.
3. Nga taksa e përkohshme e infrastrukturës arsimore, përjashtohen administratorët e pallateve dhe individët fermerë.
4. Nga taksa e përkohshme e infrastrukturës arsimore përjashtohen edhe të gjithë niptet sekondare të regjistruara nga subjektet taksapagues për efekt të detyrimeve tatimore apo sigurimeve shoqërore dhe që nuk janë njësi fikse dhe të palëvizshme.
Kategoritë e përjashtuara nga pagesa e tarifës së pastrimit, ku përfshihen pensionistët, veteranët, invalidët e punës e luftës, përfituesit e ndihmës ekonomike, të verbrit, të sëmurët tetraplegjik dhe paraplegjikë, si dhe personat e tjerё me aftёsi tё kufizuar sipas përkufizimit tё ligjit nr. 93/2014, “Për përfshirjen dhe aksesueshmërinë e personave me aftësi të kufizuara”. Për të përfituar nga ky përjashtim, individët duhet të dorëzojnë pranë zyrave të Njësive Administrative dhe lagjeve, dëshminë e gjendjes së tyre:
a) dokumentin që vërteton kushtin që të jenë kryefamiljarë dhe pa persona të tjerë madhorë përveç bashkëshortit ose bashkëshortes, në certifikatën familjare, si dhe persona të tjerë madhorë të paaftë për punë (invalidë ose fëmijë nën 25 vjeç që ndjekin studimet);
b) librezën e veteranit ose invalidit të luftës, statusin e invalidit të punës e të luftës, statusin e të verbrit, të sëmurëve paraplegjik e tetraplegjik, librezën e pensionit, vërtetimin e KMCAP, vërtetimin nga Njësia Administrative ose lagjja për përfituesit e ndihmës ekonomike.
2. Përjashtohen nga tarifa e pastrimit administratorët e pallateve në Tiranë dhe individët fermerë.
Subjektet që lidhin kontratë për zënie të hapësirës publike me afat 6-mujor dhe paguajnë të plotë detyrimin në momentin e lidhjes së saj, përfitojnë reduktimin në masën 5% të vlerës së detyrimit.
2. Subjektet që lidhin kontratë për zënie të hapësirës publike me afat 12 mujor dhe paguajnë të plotë detyrimin në momentin e lidhjes së saj, përfitojnë reduktimin në masën 10% të vlerës së detyrimit.
3. Përjashtohet nga tarifa e zënies së hapësirës publike Bashkia Tiranë dhe institucionet e saj të varësisë, kur kjo hapësirë shfrytëzohet në përmbushjen e funksioneve të tyre publike.
Mënyra e pagesës
1. Detyrimi për taksën mbi ndërtesën është vjetor.
2. Për kategorinë e ndërtesave që shfrytëzohen për banim, detyrimi paguhet në 12 këste të barabarta, për çdo muaj përkatësisht nga çdo familje. Ky detyrim do të evidentohet në faturën e konsumit të ujit. Likuidimi i kësaj pagese do të kryhet njëkohësisht me pagesën e konsumit të ujit.
3. Për kategoritë e ndërtesave që përdoren për veprimtari ekonomike, detyrimi paguhet me 2 këste:
a. Kësti i parë paguhet brenda datës 20 Prill
b. Kësti i dytë brenda datës 30 Qershor.
4. Afati i pagesës për detyrimet e lindura pas datës 30 Qershor, është 30 ditë pas lindjes së detyrimit.
Detyrimi për taksën e përkohshme për infrastrukturën arsimore është vjetor. Kjo taksë aplikohet për një periudhë 7-vjecare nga data e miratimit të saj, sipas vendimit nr. 59/2015 të këshillit bashkiak.
2. Për kategorinë I “Familjarët” detyrimi paguhet në 12 këste të barabarta, për çdo muaj përkatësisht në shumën 150 lekë për çdo familje. Ky detyrim do të evidentohet në faturën e konsumit të ujit. Likuidimi i kësaj pagese do të kryhet njëkohësisht me pagesën e konsumit të ujit.
3. Për kategoritë II. “Biznesi” detyrimi paguhet brenda datës 20 Prill. Afati i pagesës për detyrimet e lindura pas datës 30 Prill është 30 ditë pas lindjes së detyrimit.
Detyrimi për tarifën e pastrimit është vjetor.
2. Për kategorinë I “Familjarët” detyrimi paguhet në 12 këste mujore. Ky detyrim do të evidentohet në faturën e konsumit të ujit. Likuidimi i kësaj pagese do të kryhet njëkohësisht me pagesën e konsumit të ujit”.
3. Për kategorinë I “Familjarët” detyrimi llogaritet dhe paguhet për familje. Për të llogaritur detyrimin për tarifën e pastrimit kjo kategori duhet të paraqesë pranë agjentit tatimor përkatës certifikatën e gjendjes familjare të lëshuar nga zyra e gjendjes civile.
4. Për kategorinë II. “Biznesi” detyrimi paguhet brenda datë 20 Prill. Afati i pagesës për detyrimet e lindura pas datës 20 Prill është 30 ditë pas lindjes së detyrimit. Për subjektet e regjistruara rishtaz detyrimi tatimor do të llogaritet për çdo njësi ku subjekti kryen aktivitet nga muaji korrent i regjistrimit pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit.
5. Nëse subjekti taksapagues pushon veprimtarinë gjatë vitit, detyrimi tatimor llogaritet duke shumëzuar taksën për vitin e plotë kalendarik me numrin e muajve të plotë gjatë të cilëve veprimtaria është kryer, përfshirë muajin korrent për të cilin është bërë kërkesa dhe duke e pjesëtuar atë me 12 muajt e vitit kalendarik fiskal).
6. Për kategorinë II. “Subjekte Ndërtimi” nënkategorinë “Njësi ndërtimi për çdo kantier ndërtimi, etj të ngjashëm me to” “Rikonstruksione të pjesshme për çdo kantier ndërtimi, rrugë, shkolla kopshte, objekte banimi e tregtare, etj të ngjashëm me to”, llogaritja e tarifës së pastrimit të fillojë me zbardhjen e lejes së ndërtimit deri në momentin e paraqitjes se kërkesës për leje shfrytëzimi pranë Bashkisë së Tiranës. Këtu përjashtohen kantieret e ndërtimit që përbëjnë vepra publike dhe financohen nga buxheti i Bashkisë apo buxheti i shtetit.
Llogaritja e gjobave dhe kamatvonesave
Kamatvonesa për moslikujdim në afat të detyrimeve vendore (neni 76 Ligji Nr. 9920 date 19.05.2008 "Për Procedurat Tatimore në Republikën e Shqipërisë")
1. Kur detyrimi tatimor nuk paguhet në afat, tatimpaguesi është i detyruar që, për periudhën nga afati i pagesës deri në datën e pagesës së tatimit, të paguajë kamatëvonesë për këtë shumë, në masën e përcaktuar në pikën 3 të këtij neni.
2. Nëse një rimbursim, i cili duhej kryer nga administrata tatimore, sipas nenit 75 dhe nenit 75/1 të këtij ligji, nuk kryhet brenda 30 ditëve kalendarike, administrata tatimore paguan kamatëvonesë për shumën e paguar më tepër, si më poshtë:
a) kur një shumë e paguar më tepër kreditohet kundrejt një detyrimi tatimor tjetër, kamatëvonesa paguhet duke filluar nga data e pagesës më tepër deri në afatin e pagesës së tatimit, kundrejt të cilit bëhet kreditimi;
b) kur një shumë e paguar më tepër rimbursohet, kamatëvonesa paguhet për periudhën nga 30 ditë pas bërjes së pagesës më tepër deri në kryerjen e rimbursimit.
3. Masa e kamatëvonesës, sipas këtij neni, është 120 për qind e shkallës së interesit ndërbankar të Bankës së Shqipërisë, që përcaktohet çdo tremujor, në bazë të shkallës mesatare të tremujorit paraardhës. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve publikon dhe përditëson në faqen zyrtare të internetit normën e interesit që aplikon për llogaritjen e kamatëvonesës.
4. Kamatëvonesa paguhet në çdo rrethanë dhe nuk mund të hiqet nga administrata tatimore, as të ankimohet, me përjashtim të rasteve kur ka gabime në llogaritje ose kur detyrimi tatimor, për të cilin zbatohet, ndryshon.
Gjoba për vonesë Likujdimi
1. Tatimpaguesi, i cili nuk arrin që, brenda afatit të parashikuar në këtë ligj për pagesë, të paguajë shumën e detyrimit tatimor e të kontributit, detyrohet të paguajë një gjobë, të barabartë me 0,06 për qind të shumës së detyrimit të papaguar për çdo ditë, gjatë së cilës pagesa nuk është kryer. Në asnjë rast, gjoba nuk llogaritet për një periudhë më të gjatë se 365 ditë kalendarike.
Informacion për bizneset
Taksat që paguajnë bizneset
– Taksa e Hotelit
– Taksa mbi Ndërtesën
– Taksa e Reklamës
– Taksa e Tokës Bujqësore
– Taksa e përkohshme për infrastrukturën arsimore
– Taksa e tabelës informuese
– Taksa mbi truallin
Tarifat që paguajnë bizneset:
– Tarifa e pastrimit
– Tarifa e Zënies së Hapësirës Publike
Si të regjistrohen bizneset në DPTTV për taksat vendore
Çdo subjekt taksapagues ka detyrimin ligjor që 15 ditë nga momenti i regjistrimit pranë Q.K.B, të dorëzoj dokumentacionin e plotë pranë sporteleve tona, si mëposhtë vijon:
1. Fotokopje NIPT
2. Ekstrakt nga Q.K.B.
3. Fotokopje e kartës së identitetit
4.Statuti dhe kopje e Aktit të Themelimit për bizneset me status (Biznes i madh, VIP, SHPK dhe OJF)
5. Kontratë qeraje ose dokument i pronësisë (bashkëlidhur kartelë, planimetri, planvendosje e objektit)
Si të paguajnë Taksat bizneset
Nga momenti i marrjes së Njoftim Detyrimit nëpërmjet faqes ëeb të DPTTV (në menunë “Detyrimet e mia”) ose duke u paraqitur fizikisht pranë sporteleve tona të asistencës, çdo biznes mund të drejtohet për të kryer pagesën e detyrimeve të tij pranë:
1. Çdo banke të nivelit të dytë
2. Të gjitha sporteleve të Postës Shqiptare
3. Pikave të operatorëve financiar Easy Pay, Unioni Financiar dhe AK Invest
4. Në portalin qeveritar e-albania
Taksat që paguajnë OJQ dhe ente
–Taksa e përkohshme për infrastukturën arsimore
–Taksë ndërtese
Tarifat që paguajnë OJQ dhe Ente
Subjektet e rregjistruar si O.J.Q. apo Ent, paguajnë :
– Tarifë pastrimi
Si të regjistrohen OJQ dhe Ente në DPTTV për taksat vendore
Për tu regjistruar si O.J.Q. apo Ent, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Taksave dhe Tarifave Vendore, ju duhet të dorëzoni pranë sporteleve tona të asistencës dokumentat si më poshtë:
1. Fotokopje e NIPT
2. Statuti dhe kopje e Aktit të Themelimit
3. Vendim Gjykate
4. Fotokopje e kartës së identitetit të administratorit
5. Kontratë qeraje ose dokument i pronësisë (bashkëlidhur kartelë, planimetri, planvendosje e objektit)
Si të paguajnë Taksat OJQ dhe Ente
Nga momenti i marrjes së Njoftim Detyrimit nëpërmjet faqes ëeb të DPTTV (në menunë “Detyrimet e mia”) ose duke u paraqitur fizikisht pranë sporteleve tona të asistencës, çdo OJF apo Ent mund të drejtohet për të kryer pagesën e detyrimeve të tij pranë:
1. Çdo banke të nivelit të dytë
2. Të gjitha sporteleve të Postës Shqiptare
3. Pikave të operatorëve financiar Easy Pay, Unioni Financiar dhe AK Invest
4. Në portalin qeveritar e-albania
Informacion për qytetarët
Taksat që paguajnë qytetarët
Taksa mbi pasuritë e paluajtshme e cila përbëhet nga:
- Taksa mbi ndërtesën
- Taksa mbi tokën bujqësore
- Taksa mbi truallin
- Taksa e përkohshme për infrastrukturën arsimore
Tarifat që paguajnë qytetarët
- Tarifë Pastrimi dhe Largimit të mbeturinave
Si të regjistrohen qytetarët për taksat vendore
Çdo subjekt taksapagues ka detyrimin ligjor që 15 ditë nga momenti i regjistrimit pranë Q.K.B, të dorëzoj dokumentacionin e plotë pranë sporteleve tona, si mëposhtë vijon:
1. Fotokopje NIPT
2. Ekstrakt nga Q.K.B.
3. Fotokopje e kartës së identitetit
4. Kontratë qeraje ose dokument i pronësisë (bashkëlidhur kartelë, planimetri, planvendosje e objektit)
Si të paguajnë Taksat qytetarët
1. Pagesa e Taksës mbi Ndërtesën:
Për kategorinë “Ndërtesa banimi” (nënkupton banesën në pronësi ku taksapaguesi ka banimin e zakonshëm)
dhe kategorinë “Ndërtesa në pronësi më shumë se një banesë” (taksapaguesit të cilët kanë në pronësi më shumë se një banesë), detyrimi paguhet në 12 këste të barabarta, për çdo muaj përkatësisht nga çdo familje. Ky detyrim do të evidentohet në faturën e konsumit të ujit. Likuidimi i kësaj pagese do të kryhet njëkohësisht me pagesën e konsumit të ujit.
2. Pagesa e Taksës së Përkohshme për Infrastrukturën Arsimore:
Për kategorinë “Familjarë” detyrimi paguhet në 12 këste të barabarta, për çdo muaj përkatësisht në shumën 150 lekë për çdo familje. Ky detyrim do të evidentohet në faturën e konsumit të ujit. Likuidimi i kësaj pagese do të kryhet njëkohësisht me pagesën e konsumit të ujit.
3. Pagesa e Tarifës së Pastrimit dhe Largimit të mbeturinave:
Për kategorinë “Familjarë” detyrimi paguhet në 12 këste të barabarta, për çdo muaj përkatësisht në shumën 417 lekë për çdo familje. Ky detyrim do të evidentohet në faturën e konsumit të ujit. Likuidimi i kësaj pagese do të kryhet njëkohësisht me pagesën e konsumit të ujit.
Pajisje me njoftim detyrimi tatimor
Subjektet që ushtrojnë aktivitet apo disponojnë pronë të kategorsië “Njësi shërbimi” ose prona shfrytëzohet për aktivitet brenda territorit të Bashkisë Tiranë mund ta tërheqin njoftim detyrimin pranë:
- Sporteleve të asistencës në DPTTV (Drejtorinë e Përgjithshme të Taksave dhe Tarifave Vendore)
- Faqes zyrtare të DPTTTV
- Portalit e-Albania
Përfitim përjashtimi nga taksa e pastrimit dhe pagesa UKT (pensionist/invalid)
UKT sh.a vepron bazuar në kontratën e agjentit tatimor të nënshkruar me Bashkinë Tiranë më datë 04.03.2016 me Nr.5294, datë 04.03.2016, në VKB Nr.59, datë 30.12.2015 “Për sistemin e taksave dhe tarifave vendore në qytetin e Tiranës” dhe në VKB Nr.105, datë 28.09.2017 “Për disa shtesa dhe ndryshime në Vendimin e Këshillit Bashkiak Nr.59, datë 30.12.2015 “Për sistemin e Taksave dhe Tarifave Vendore në qytetin e Tiranës (i ndryshuar)”.
Ndërsa për përfitimin e pajisjes me kontratë të re dhe ujëmatës FALAS bazohemi në udhëzimin nr. 203 datë 06/04/2018 për zbatimin e VKM nr. 18 datë 12/01/2018 “Për subvencionimin e lidhjes së kontratave dhe të vendosjes së matësave të ujit për kategoritë në nevojë”.
Kategoritë që përfitojnë nga përjashtimi i taksës së përkohshme për infrastrukturën arsimore dhe nga tarifa e pastrimit, referuar VKB-së Nr.59, datë 30.12.2015 “Për sistemin e taksave dhe Tarifave Vendore në Qytetin e Tiranës”, janë:
- Pensionistët
- Veteranët
- Invalidët e Punës e Luftës
- Përfituesit e ndihmës ekonomike
- Të verbërit
- Të sëmurët tetraplegjik dhe paraplegjikë
Kategoritë që përfitojnë nga subvencionimi i lidhjes së kontratave dhe të vendosjes së ujëmatësave, referuar Vendimit Nr.18, datë 12.01.2018 “Për subvencionimin e lidhjes së kontratave dhe të vendosjes së matësave të ujit për kategoritë në nevojë” janë:
- Familjet që trajtohen me ndihmë ekonomike.
- Familjet që kanë në përbërje anëtarë që përfitojnë pagesë të aftësisë së kufizuar dhe që nuk kanë anëtarë të familjes të punësuar ose vetëpunësuar.
- Familjet që kanë në përbërje anëtarë që përfitojnë pension invaliditeti shtetëror dhe pension invaliditeti të plotë në fshat dhe që nuk kanë anëtarë të familjes të punësuar ose vetëpunësuar.
- Kryefamiljarë që përfitojnë pension pleqërie shtetëror ose që përfitojnë pension pleqërie fshati, por që janë me banim në qytet dhe që nuk kanë anëtarë të familjes së punësuar ose vetëpunësuar.
- Kategoritë e përjashtuara nga pagesa e taksës së përkohshme për infrastrukturën arsimore, duhet të dorëzojnë pranë zyrave të strukturës tatimore dëshminë e gjendjes së tyre dhe konkretisht:
- Dokumentin që vërteton kushtin që të jenë kryefamiljarë dhe pa persona të tjerë madhorë përveç bashkëshortit ose bashkëshortes, në certifikatën familjare.
- Librezën e veteranit ose invalidit të luftës, statusin e invalidit të punës e të luftës, statusin e të verbërit, të sëmurëve paraplegjik e tetraplegjik, librezën e pensionit dhe vërtetimin nga Njësia Bashkiake për përfituesit e ndihmës ekonomike.
Pajisje me vërtetim të pagesës për taksat dhe tarifat vendore
Subjektet që ushtrojnë aktivitet apo disponojnë prone të kategorsië “Njësi shërbimi” ose prona shfrytëzohet për aktivitet brenda territorit të Bashkisë Tiranë mund Tiranë mund të aplikojnë për vëertetim që kanë shlyer detyrimet pranë:
-Sporteleve të asistencës në DPTTV
-Portalit e-Albania
Për të aplikuar për vërtetim për shlyerjen e detyrimeve kërkohet:
-Mjet identifikimi i administratorit ose personit të autorizuar me prokurë
-Të jenë shlyer detyrimet e vitit tatimor
-Të jetë deklaruar zyrtarisht prona në të cilën ushtrohet aktiviteti (Për bizneset)