THIRRJA II PËR MBËSHTETJE FINANCIARE TË PROJEKT PROPOZIMEVE NË FUSHAT E INDUSTRISË KREATIVE
Agjencia e Industrisë Kreative, Tiranë me kënaqësi njofton hapjen e thirrjes së dytë për mbështetjen financiare të projekt propozimeve në fushat e industrisë kreative.
Kjo nismë synon të mbështesë projekte inovative dhe premtuese në sektorin e industrive kreative duke nxitur ekonominë krijuese dhe kreativitetin.
Në fokus të kësaj thirrje do të jenë:
- Promovimi i inovacionit dhe kreativitetit
- Nxitja e sipërmarrjes kreative
- Nxitja e ekonomisë krijuese
- Bashkëpunimit brenda komunitetit të krijuesve.
Vetëm subjektet, organizatat dhe individët që operojnë në sektorin e industrive kreative janë të kualifikuar për të aplikuar. Projektet duhet të tregojnë objektiva të qarta, qendrueshmëri dhe potencial impakti. Do të preferohen projektet që përputhen me qëllimet dhe prioritetet e Agjencisë së Industrisë Kreative Tiranë.
Projekt propozimet e paraqitura NUK DUHET të kenë financime nga Bashkia Tiranë apo Institucione Varësie të Bashkisë Tiranë.
Afati i Aplikimit:
Thirrja do të qëndrojë e hapur nga data 15 Nëntor deri në datën 30 Nëntor.
Periudha e realizimit të projekteve do të jetë përgjatë muajit Dhjetor 2024.
Mënyra e Aplikimit:
Dokumentacioni dorëzohet në formë të printuar në Zyrën e Protokollit pranë Agjencisë s ë Industrisë Kreative (Rruga "Bardhok Biba", Old Tirana Building, Kati nr.2, Tiranë, Shqipëri)
Për do paqartësi mund të kontaktoni në adresën e emailit: [email protected] deri në datën 25.11.2024.
Pas përfundimit të shqyrtimit të aplikimeve, aplikantët do të njoftohen përmes emailit nga AIK.
Dokumenti |
Shkarko |
Lista e dokumentacionit përcjellës për mbështetje financiare pranë AIK |
|
Formular Aplikimi AIK |