Text size
Në kuadër të partneritetit në projektin CIRCLE No 959 Financuar nga “INTERREG V-B Adriatic-Ionian ADRION Programme", Bashkia Tiranë, shpall thirrjen e tenderit për ekspertizë për shërbime të jashtme, si më poshtë:
“Tender Për Ekspertizë dhe Shërbime të Jashtme për Zhvillimi i Planeve të Qëndrueshme të Circlab dhe Krjimi i Rrjetit -WP T3”
Dosja e plotë e tenderit është bashkëlidhur kësaj thirrjeje dhe duhet të përmbajë:
- Udhëzime mbi tenderin dhe njoftimi i kontratës;
- Draft Kontrate Marreveshjej edhe Kushtet e vecanta me anekset përkatëse;
- Kushtet e përgjithshme për kontratat e shërbimit;
- Termat e Referencës;
- Buxheti (sipas modelit të dhënë) ;
- Formularë dhe dokumenta të tjerë suportues;
- Tabela e përputhjes Administrative;
- Tabela e Vlerësimit;
- Formati i aplikimit në tender;
- Instruksionet e tenderit;
Emri Dokumentit | |
Thirrje Interesi për “Tender Për Ekspertizë dhe Shërbime të Jashtme për Zhvillimin e Planeve të Qëndrueshme të Circlab dhe Krjimi i Rrjetit -WP T3” –Projekti CIRCULAR INNOVATION AND RESILIENT CITY LABS IN THE ADRION REGION (CIRCLE) Code: 959 | Shkarko |
Dokumenta shtesë | Shkarko |
Për më shumë detaje për procedurat e tenderimit të ndjekura, ju lutem ti referoheni modeleve të PRAG dhe anexeve të tij të cilat mund ti shkarkoni në adresën e mëposhtme: http://ec.europa.eu/europeaid/prag/document.do
Procedurat e Aplikimit:
Aplikimet duhet të jenë në anglisht dhe të përmbajnë, një ofertë teknike dhe një ofertë financiare, e cila duhet të dorëzohet në zarfat e ndara dhe të permbaje një palë dokumenacion të shënuar si “Origjinal“.
Kandidatët e interesuar janë të ftuar të dorëzojnë aplikimet e tyre në një zarf të mbyllur ku të specifikohet:
- Adresa e aplikantit të interesuar;
- Kodi i referencës për procedurën e sipër përmendur të tenderit;
- Fjalet ‘Not to be opened before the tender-opening session’ dhe e kuivalentja e frazës në shqip “Mos të hapet përpara fazës së hapjes së ofertave të tenderit”
- Emri i shoqërisë së interesuar.
Për projektin “CIRCLE-Code: 959/ Order no 19429/ Date 23.05.2022”, në adresën e mëposhtme: Bashkia Tiranë, Rr: ”Abdi Toptani”, Nd: ”Torre Drini” Kati 1, Zyra nr 12, Tiranë, ALBANIA
Aplikimet pranohen deri me 27.06.2022, brenda ores 16:00. Do të shqyrtohen vetëm aplikimet që mbërrijnë brenda këtij afati.
Për më shumë informacion mbi dosjen e plotëtë tenderit si dhe kërkesave dhe afateve të kohëzgjatjes së kontratës, referojuni Specifikimeve Teknike së publikuar ketu,apo kërkoni një informacion me të plotë rreth dosjes së tenderit në adresën elektronike të dhënë më sipër.