“Shtrati i Lumit Lana – Zhvillim Urban”
Projekti “Shtrati i Lumit Lana – Zhvillim Urban” përfshin rehabilitimin hidroteknik të lumit Lana, me gjatësi rreth 1.8 km dhe zgjatimin dy bulevardeve "Gjergj Fishta" dhe "Bajram Curri", që shkojnë paralelisht me lumin. Punimet e Projektit janë vazhdim i punimeve të mëparshme të rehabilitimit të lumit Lana me një gjatësi prej 16 km, në rrjedhën e sipërme të lumit Lana deri në Urën tek Teknollogjiku, e cila është pikënisja e punimeve të Projekti të ri që shtrihet deri në vëndkalimin e rrugës “Teodor Keko”, e njohur gjithashtu si Unaza e Re.
Objektivat dhe punimet e parashikura të Projektit janë në përputhje me kërkesat e Planit të Përgjithshëm Vendor të Tiranës 2030, i miratuar nga Bashkia Tiranë.
Projekti gjithashtu përfshin pajisjen e zonës pranë lumit me infrastrukturë dhe shërbime urbane, siç janë furnizimi me ujë, kullimi, kanalizimet e ujërave të zeza, ndriçimi publik, telekomunikacioni dhe peizazhet. Në të dy anët e lumit do të ndërtohen korsi biçikletash (2.5 m të gjera), një vendkalim këmbësorësh (2 m i gjerë) dhe një pistë vrapimi (e gjerë 2 m). Projekti do të përfshijë gjithashtu punime pastrimi dhe zgjerimi në shtratin e lumit Lana, rregullimin dhe ri-drejtimin e rrjedhës së lumit për të shmangur problemet e përmbytjes në këtë zonë. Mbi lumin Lana janë planifikuar të ndërtohen 2 ura automobilistike, me korsi për biçikleta dhe trotuare për këmbësorë, duke përmirësuar integrimin dhe lidhjen e të dy brigjeve të lumit me qytetin. Rëndësi e veçantë i është kushtuar kushteve të sigurie dhe lehtësive të lëvizjes së këmbësorëve dhe personave me aftësi të kufizuara, duke siguruar trotuare me hapësira të bollshme dhe minimizuar barrierat arkitekturore. Projekti do të zbatohet në një sipërfaqe me gjerësi 70 m, e cila përfshin përafërsisht 28m gjerësi të rehabilitimit të shtratit të lumit Lana dhe 21m gjerësi të bulevardeve në dy anët e lumit.
Në fazën e zbatimit të Projektit do të ketë ndikime negative mjedisore ndër të cilat përfshihen zhurma dhe pluhuri, gjenerim i mbeturinave, ndikimin vizual, ndotje e tokës, prezencë ujërave të zeza dhe ndikime në biodiversitet. Sidoqoftë, të gjitha këto pasoja do të jenë të përkohshme dhe të kthyeshme. Plani i Menaxhimit të Mjedisit në dispozicion, i hartuar si pjesë e Vlerësimit Paraprak i Ndikimit në Mjedis, propozon masa lehtësuese për adresimin e tyre. Përdorimi i makinerive specifike dhe sinjalizimi i duhur gjatë punimeve, zëvendësimi i bimësisë së dëmtuar me speciet lokale sipas rekomandimit të specialistëve të biodiversitetit, vendet për ndarjen dhe depozitimin e mbeturinave, kontrollet për shkarkimet e ujit dhe ujitje për të shmangur pluhurin, janë ndër masat zbutëse të propozuara ndaj këtyre pasojave. Të gjitha këto masa konsiderohen të pranueshme për të garantuar ndikim minimal në mjedis gjatë fazës të zbatimit të punimeve të Projektit.
Zbatimi i Projektit gjithashtu kërkon zhvendosjen e përafërsisht 1,150 personave që jetojnë në zonën e prekur nga zbatimi i Projekti edhe rreth 320 struktura ndërtimore, shumica e të cilave janë ndërtuar në mënyrë informale dhe pa leje. BT po punon për hartimin e Planit të Veprimit për Rivendosje (PVR), në përputhje me legjislacionin kombëtar dhe kërkesat e BEI, i cili do të zbatohet për të siguruar që standardi i jetesës dhe mjetet e jetesës të gjithë personave të prekur nga Projekti të jenë rivendosur plotësisht, dhe nëse është e mundur, të përmirësohen, në krahasim me situatën e para zhvendosjes. Personat e prekur do të informohen dhe këshillohen gjatë zhvillimit dhe zbatimit të PVR, sipas kërkesave të BEI-t.
“Lana River Front – Urban Development”
The Project comprises the hydro-technical rehabilitation of approximately 1.8 km of the Lana River and the extension of two boulevards “Gjergj Fishta” and “Bajram Curri”, running in parallel to the river. This work continues on from a previous rehabilitation of 16 km of the Lana River upstream from the Project area, ending at the Technological Bridge, where this Project begins and then extends to Teodor Keko street crossing, also known as the New Ring. All these works are being completed in accordance with the approved Tirana 2030 General Local Plan.
The Project also includes equipping the riverside area with urban infrastructure and utilities, such as water supply, drainage, sewage, public lighting, telecommunication and landscaping. Bicycle lanes (2.5 m wide), a pedestrian walkway (2 m wide) and a running track (2 m wide) will be constructed on each side of the river. The Project will also include cleaning and dredging works in the Lana riverbed, regularising and re-directing the course of the River to avoid flood problems in this area.
Two motorway, bicycle and pedestrian bridges are planned to be constructed over the Lana River improving the integration and connectivity of both riverbanks with the City. Particular importance has been given to ensuring safe and easy movement of pedestrians and persons with disabilities, by providing spacious sidewalks and minimising architectural barriers.
The project will be implemented within a 70 m wide corridor, comprising approx. 28 m of width of the Lana River and 21 m of width of the boulevards on each side.
Negative environmental impacts of the Project will be linked to the construction phase and will include increased noise and dust, waste generation, visual impact, soil pollution, wastewater generation and impacts on biodiversity. However, all these will be temporary and reversible. The available Environment Management Plan, developed as part of the Preliminary Environmental Impact Assessment, proposes mitigation measures to address them. The use of specific machinery and proper signalisation during the works, replacement of damaged vegetation with local species according to the recommendation of biodiversity specialists, waste separation and disposal sites, controls for the water discharges and irrigation to avoid dust are among the proposed mitigation measures. All these measures are deemed acceptable to guarantee the minimal impact on environment during construction.
The Project also requires resettlement of approx. 1,150 persons living in the affected area, in around 320 structures, most of which have been constructed informally, without permits. The MOT is working on developing a Resettlement Action Plan, in line with national legislation and EIB requirements, which will be implemented to ensure that the standard of living and livelihoods of all affected people are completely restored and, if possible, improved, compared to their pre-displacement situation. Affected people will be informed and consulted during the development and implementation of the RAP, as required by EIB.
Dokumenti |
Shkarko |
Plani i Angazhimit i Palëve të Interesit |
|
Stakeholder Engagement Plan |