Data e publikimit të njoftimit për konsultim me publikun: 13/06/2025
Titulli i projekt-aktit që hapet për konsultim me publikun:
“PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË VENDIMIN NR.158, DATË 26.12.2019, TË KËSHILLIT BASHKIAK, “PËR SISTEMIN E TAKSAVE DHE TARIFAVE VENDORE NË QYTETIN E TIRANËS”, TË NDRYSHUAR"
Baza ligjore: Ligji 146/2014 “Për njoftim dhe Konsultimin Publik”; Ligji 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”; Urdhër Nr.33338, datë 22.09.2022 Për miratimin e procedurës standarde të veprimit “Procedura për njoftim dhe konsultim publik në Bashkinë Tiranë”; Urdhër Nr.24752, datë 05.07.2022 “Për caktimin e koordinatorit për njoftimin dhe konsultimin publik”.
Nënshkruar nga koordinatori i konsultimit publik: Dorian Rexhepi
Afati për dërgimin e rekomandimeve dhe forma e pranimit të rekomandimeve:
Pranohen rekomandime deri në datën 11.07.2025.
Rekomandimet lutemi të dërgohen përmes e-mailt në adresat:
[email protected]
Struktura përgjegjëse për mbledhjen e komenteve/rekomandimeve për projektaktin:
Koordinatori për njoftimin dhe konsultimin publik
Sektori i Konsultimit Publik dhe Opinioneve Qytetare
Informacion mbi procedurat që do të ndjekë Bashkia Tiranë nga marrja e rekomandimeve deri në miratimin përfundimtar të aktit:
Rekomandimet e ardhura në adresën e Koordinatorit për Njoftimin dhe Konsultimin Publik do të mblidhen dhe do të dërgohen për shqyrtim pranë Këshillit Bashkiak, për të ndjekur më tej procesin e vlerësimit të rekomandimeve.
Në rastin e mospranimit të rekomandimeve do të paraqitet përgjigje me arsyet e refuzimit, ndërsa për rekomandimet dhe komentet që do të pranohen pjesërisht apo plotësisht, do të hartohet një përmbledhje e cila do t’i bashkëlidhet aktit të miratuar.
Dokumenti |
Shkarko |
Projekt vendimi |