Data e publikimit të njoftimit për konsultim me publikun: 27/11/2024
Titulli i projekt-aktit që hapet për konsultim me publikun: Për disa shtesa dhe ndryshime në vendimin nr. 130, datë 15.11.2018, të Këshillit Bashkiak “Për miratimin e rregullores “Për kushtet dhe rregullat e shfrytëzimit të hapësirës publike në Bashkinë e Tiranës”, të ndryshuar.
Baza ligjore: Ligji 146/2014 “Për njoftim dhe Konsultimin Publik”; Ligji 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”; Urdhër Nr.33338, datë 22.09.2022 Për miratimin e procedurës standarde të veprimit “Procedura për njoftim dhe konsultim publik në Bashkinë Tiranë”; Urdhër Nr.24752, datë 05.07.2022 “Për caktimin e koordinatorit për njoftimin dhe konsultimin publik”.
Nënshkruar nga koordinatori i konsultimit publik: Dorian Rexhepi
Projekt-Akti: Për disa shtesa dhe ndryshime në vendimin nr. 130, datë 15.11.2018, të Këshillit Bashkiak “Për miratimin e rregullores “Për kushtet dhe rregullat e shfrytëzimit të hapësirës publike në Bashkinë e Tiranës”, të ndryshuar.
Forma e pranimit të rekomandimeve:
Rekomandimet lutemi të dërgohen përmes e-mailt në adresat:
[email protected]
kë[email protected]
Struktura përgjegjëse për mbledhjen e komenteve/rekomandimeve për projektaktin: Koordinatori për njoftimin dhe konsultimin publik.
Rekomandimet e ardhura në adresën e Koordinatorit për Njoftimin dhe Konsultimin Publik do të mblidhen dhe do të dërgohen për shqyrtim pranë Sekretarit të Këshillit Bashkiak.
Në rastin e mospranimit të rekomandimeve do të paraqitet përgjigje me arsyet e refuzimit, ndërsa për rekomandimet dhe komentet që do të pranohen pjesërisht apo plotësisht, do të hartohet një përmbledhje e cila do t’i bashkëlidhet aktit të miratuar.
Dokumenti |
Shkarko |
Për disa shtesa dhe ndryshime në vendimin nr. 130, datë 15.11.2018, të Këshillit Bashkiak “Për miratimin e rregullores “Për kushtet dhe rregullat e shfrytëzimit të hapësirës publike në Bashkinë e Tiranës”, Të ndryshuar |