Text size
Bashkia Tiranë shpallë thirrjen për aplikime në konkursin “Parandalimi i mbetjeve në Tiranë: Eko-Club zbaton Parimet Refuzim-Ripërdorim-Riciklim”. Kjo thirrje i adresohet nxënësve të shkollave të mesme të ulta dhe të mesme të larta të qytetit të Tiranës.
Konkursi organizohet në kuadër të projektit të financuar nga BE-ja “Kryeqytetet që bashkëpunojnë për sfidat e përbashkëta në menaxhimin e mbetjeve të rrezikshme - Jerevan, Varshavë, Tiranë” (NEAR- TS/2019/412-943) në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës, që synon ndërgjegjësimin dhe rritjen e pjesëmarrjes së qytetarëve në parandalimin dhe përmirësimin e menaxhimit të mbetjeve.
Aplikimi mund të përgatitet në një nga format e mëposhtme (ose të ngjashme):
a) Analizë me element edukativë psh artikull, (regjistra me shkrim, fotoreporter, audio ose video), infografik, dosje edukative etj.);
b) Projekt ose ide kreative: slideshow, përshkrim i ilustruar, model 3D dixhital ose fizik, model, etj.;
c) Punë kreative, artistike me aspekte edukative dhe ndërgjegjësuese: poster (seri posterash), animacion, vepra arti dixhitale (seri veprash artistike), infografikë, video, performancë (një skenar që do të realizohet ose një video incizim i një shfaqjeje aktuale), kolazh etj.
Shënim: Organizatori i Konkursit deklaron hapjen ndaj formave të tjera të mundshme dhe inkurajon autorët të përshtatin tiparet formale me idetë dhe nevojat e tyre.
Aplikimi mund të dorëzohet:
a) në formë dixhitale, si skedar kompjuterik. Skedarët dixhitalë do t'i bashkëlidhet një e-mail ose, nëse madhësia e skedarit është mbi kufijtë e komunikimit me e-mail, do të ngarkohen në një (cloud) ose disk virtual, në mënyrë aksesohet apo shkarkohet nga ana e Organizuesit të Konkursit. E-maili me aplikimin për hyrjen në konkurs do të përfshijë gjithashtu titullin e aplikimit në konkurs, emrin dhe numrin e shkollës që e dorëzon .
b) si aplikim fizik (pikturë origjinale ose grafik, tekst i printuar ose fotografi, etj.), në adresën e mëposhtme të Organizatorit të konkursit në ditët e punës (e hënë - e premte /brenda orës 09:00-16:00) në adresën:
Drejtoria e Integrimit Evropian dhe Projekteve të Huaja Nd: “Torre Drini”, Kati 1-rë, Zyra nr. 12: Tiranë.
Kushtet e pjesëmarrjes dhe grupmoshat:
Konkursi i drejtohet nxënësve dhe mësuesve te shkollave publike, të mesme të ulta dhe të mesme te lartë brenda qytetit te Tiranës. Pjesëmarrja në Konkurs është vullnetare dhe pa pagesë.
Konkursi i adresohet vetëm ekipeve. Çdo ekip studentësh i regjistruar përfaqëson grupin e vet dhe tregon shkollën nga e cila aplikon. Fituesit do të përzgjidhen nga juria përkatëse.
Konkursi zhvillohet në dy nivele shkollore dhe grupmosha:
a). Grupi I: shkollat të mesme të ulët, klasat 7-9 (grupmoshat 12-14 vjeç);
b). Grupi II: shkollat e mesme të larta, klasat 10-12, (grupmoshat 15-18 vjeç).
Çdo ekip duhet të përbëhet nga të paktën 4 (katër) anëtarë, nxënës të së njëjtës shkollë dhe që i përkasin të njëjtit grup. Gjithashtu, grupi duhet të përbëhet dhe nga një mentor, i cili duhet të jetë një mësues i punësuar nga e njëjta shkollë që ekipi përfaqëson.
Roli i Mentorit:
a) Të ndihmojë ekipin të kuptojë objektin dhe rregullat e Konkursit, si dhe në bashkëpunim me drejtorin e shkollës, të përgatisë aplikimin formal për Konkursin;
b) Të mbështesë Ekipin në ndarjen efektive të detyrave, planifikimin e punës dhe përmbushjen e kërkesave teknike. Kur është e nevojshme, Mentori duhet të ndihmojë gjithashtu Ekipin në gjetjen e një mjedisi të përshtatshëm për punë në grup dhe të kujdeset për ekipin gjatë punës;
c) Të ndihmojë ekipin të gjejë burime të besueshme informacioni dhe njohurish;
d) Të mbikëqyrë krijimin e përmbajtjes për Pjesëmarrjen në Konkurs për t'u siguruar që është e saktë:
e) Të frymëzojë dhe motivojë Ekipin;
Çdo ekip mund të paraqesë vetëm një aplikim dhe vetëm brenda një grupmoshe të vetme. Çdo nxënës mund të jetë vetëm anëtar i një ekipi.
Mësuesi mund të jetë mentor i më shumë se një ekipi (por jo më shumë se dy). Gjithashtu, në rast se ekipet konkurrojnë në grupmosha të ndryshme si dhe përfaqësojnë shkolla të ndryshme, mësuesi duhet të jetë i punësuar në nje prej atyre shkollave.
Aplikuesi lejohet të paraqesë jo më shumë se tre aplikime për një grupmoshë. Çdo aplikim duhet të dorëzohet në një formular të veçantë Aplikimi me të gjitha dokumentet e kërkuara të bashkangjitura (kopjet e origjinaleve dhe të nënshkruara janë të mjaftueshme).
Për të marrë pjesë në Konkurs, aplikantet (Anëtarët e Ekipit dhe Mentorët e Ekipit) duhet të nënshkruajnë një deklarat për dhenie pëlqimi për të gjitha dispozitat e kësaj rregullore, duke përfshirë ato në lidhje me transferimin e të drejtës së autorit tek Organizatori i Konkursit, si dhe deklaratën në lidhje me përpunimin e të dhënave personale. Për këtë qëllim prindi ose kujdestari ligjor duhet te plotesoj dhe nenshkruaj Aneksin 1 qe mund te shkarkohen me poshte.
Gjithashtu, cdo pjesëmarrës i rritur (mentor i ekipit) duhet të plotësojë “Deklaraten per Pëlqimin për Pjesëmarrje në Konkurs” dhe “Deklaratën e Pjesëmarrësit” – të dy dokumentet përbëjnë Aneksin n.2 të kësaj rregullore, e cila mund të shkarkohet më poshtë.
Pëlqimi për përpunimin e të dhënave personale dhe pranimi i Rregullores (përfshirë transferimin e të drejtës së autorit te Organizatori, janë vullnetare, por të nevojshme për të marrë pjesë në Konkurs.
Afatet dhe procedura e aplikimit:
Aplikimi i nënshkruar (origjinali) do të ruhet nga Aplikanti, ndërsa kopjet e të gjitha dokumenteve të kërkuara (skanime, PDF) do të dorëzohen në mënyrë elektronike në këtë adresë emaili: [email protected];
Afati i fundit për dorëzimin e Aplikimeve të Konkursit është 15 Maj 2024.
Për më shumë informacion, per çështje që lidhen me aplikimin dhe paraqitjen e tij mund te kontaktoni në adresat e meposhtme:
Znj. Alma Kordoni / Tel: 0696092802, E-mail: [email protected];
Bashkelidhur Manuali dhe Formularet e Aplikimit/Anekset:
Dokumenta/Documents | Shkarko/Download |
Manuali/Manual (Shqip/English) | |
Aneks 1 /Annex 1 (Shqip/English) | |
Ankes 2 / Annex 2 (Shqip/English) | |