BASHKIA TIRANË SHPALL:
THIRRJE PUBLIKE PËR ORGANIZATAT E SHOQËRISË CIVILE PËR PARAQITJEN E PROJEKT PROPOZIMEVE NË KUADËR TË PROGRAMIT ReLOaD
Programi ReLOaD synon të fuqizojë demokracinë pjesëmarrëse përmes rritjes së bashkëpunimit ndërmjet njësive të pushtetit vendor dhe shoqërisë civile, duke mbështetur shoqërinë civile të jetë pjesë e proceseve të vendimmarrjes si edhe duke krijuar një mjedis ligjor e financiar inkurajues për të.
Bashkia Tiranë fton të gjitha organizatat e shoqërisë civile (OSHC-të) të paraqesin projekt-propozime në përputhje me prioritetet e Bashkisë Tiranë, si më poshtë:
1. Përshtatja dhe zbutja e ndryshimeve klimatike
2. Demokracia pjesëmarrëse në nivel vendor
3. Fuqizimi i të rinjve dhe migrantëve
Këto prioritete janë vendosur bazuar në propozimet e Bashkisë Tiranë dhe konsultimit me organizatat e shoqërisë civile në takimin e zhvilluar më 15.02.2024. Fondet do t’i alokohen organizatave të shoqërisë civile projektet e të cilave kontribuojnë në zgjidhjen e një apo më shumë përparësive, si edhe plotësojnë kriteret e përmendura në udhëzuesin për aplikantët (Shtojca 6).
Shuma e financimit për projektet e miratuara do të jetë 500.000 Lekë deri në 1.500.000 Lekë. OSHC-të të cilat kanë zbatuar projektet e tyre të mbështetura si pjesë e thirrjeve të mëparshme ReLOaD, mund të aplikojnë në këtë thirrje, por vlera totale e përfituar nga thirrjet ReLOaD në Bashkinë Tiranë nuk duhet të kalojë 5.000.000 Lekë. Programi ReLOaD synon rritjen e kapaciteteve të OSHC-ve dhe ofron mbështetje për organizatat e reja.
Pjesëmarrja në këtë thirrje publike është e hapur dhe e barabartë për të gjitha organizatat e regjistruara (shoqatë/organizatë apo fondacion) në përputhje me ligjet dhe rregulloret në fuqi në Republikën e Shqipërisë. Pyetjet rreth thirrjes mund të behën deri më 18.03.2024 përmes adresës e-mail [email protected], duke iu referuar thirrjes publike. Përgjigjet do të nisen brenda 3 ditësh pune nga data e marrjes së pyetjeve përkatëse.
Me qëllim mbështetjen e OSHC-ve për të paraqitur aplikime në përputhje me kriteret e udhëzuesit, Bashkia Tiranë do të organizojë një takim informues/ditë të hapur për të gjitha organizatat e interesuara për të aplikuar. Më shumë detaje mbi takimin informues do të publikohen në faqen zyrtare (www.tirana.al).
Aplikimet mund të dorëzohen deri më 21.03.2024, ora 15:00. Aplikimet e plotësuara (me të gjithë dokumentet mbështetëse) duhet të dorëzohen në tri (3) kopje të shtypura dhe një kopje elektronike (CD apo USB), të vendosura në një zarf të vulosur i cili duhet të përmbajë titullin e thirrjes për dorëzimin e propozimeve, emrin dhe adresën e plotë të kandidatit, titullin e projektit dhe mbishkrimin “Të mos hapet përpara hapjes zyrtare!”, përmes postës në adresën:
Bashkia Tiranë – Zyra e Protokollit,
Sheshi “Skënderbej” Nd. 2, Kodi Postar 1001, Tiranë, Shqipëri
Rezultatet e vlerësimit do të shpallen në faqen zyrtare të Bashkisë Tiranë (www.tirana.al) dhe në tabelën e njoftimeve të bashkisë brenda 30 ditësh nga mbyllja e thirrjes publike.